Sulm me thikë ndaj rojës së konsullatës franceze në Jeddah, arrestohet një saudit.

Mos i humb

Një saudit u arrestua pasi goditi me thikë një roje sigurie në konsullatën franceze në Jeddah, një qytet në Arabinë Saudite, thanë të enjten media zyrtare saudite dhe ambasada franceze.

“Sulmuesi u kap nga forcat saudite të sigurisë menjëherë pas sulmit. Roja i sigurisë është transferuar në spital dhe jeta e tij nuk është në rrezik. (…) Ne u bëjmë thirrje bashkatdhetarëve tanë në Arabinë Saudite që të tregojnë vigjilencë maksimale, “shkroi ambasada franceze në një deklaratë.

Policia në provincën Meka, ku ndodhet Jeddah, tha se sulmuesi ishte Saudit, por nuk specifikoi kombësinë e rojes, i cili u plagos lehtë. Ambasada Franceze në Riad e dënoi ashpër këtë sulm. As ambasada dhe as autoritetet saudite nuk dhanë detaje për arsyen e sulmit.

Sulmi vjen në mes të  një vale zëmërimi në Lindjen e Mesme kundër Presidentit francez Emmanuel Macron, i cili ka premtuar se Franca nuk do të heqë dorë nga karikaturat e Profetit Muhamed, duke bërë thirrje për të bojkotuar produktet franceze në vendet arabe. Myslimanët në të gjithë botën festojnë të enjten lindjen e Profetit Muhamed.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit