SHBA akuzon Kinën për “tiraninë më të re”: a është ky fillimi i një Lufte të Ftohtë?

Mos i humb

Mosmarrëveshjet midis fuqive të mëdha, Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, nuk duket se do të evitohen. Të dy palët, mprehin tonin. Tani misionet diplomatike, janë të mbyllura për njëra-tjetrën. Ku çon kjo?

Konflikti midis dy fuqive të mëdha, SHBA dhe Kinës, prek tani pothuajse çdo aspekt të marrëdhënieve. Gabimet e fundit janë të natyrës diplomatike. Si hakmarrje për urdhërin për të mbyllur një konsullatë kineze në Shtetet e Bashkuara, Kina tani po mbyll një agjenci amerikane.

Cilat burime zjarri, po helmojnë marrëdhëniet?

Ditët kur kryesisht debatohej për çështje tregtare kanë ngelur mbrapa. Pas tarifave ndëshkuese, Shtetet e Bashkuara vendosën të marrin vendim, për sanksione të ashpra politike. Disa politikanëve kinezë u ndalohet hyrja në SHBA, sepse thuhet se janë të përfshirë në përndjekjen e minoriteteve myslimane. Sekretari i Shtetit Amerikan, Mike Pompeo tani flet edhe për “kampe përqendrimi”. Zyrtarët gjithashtu kanosen me sanksione që nga këndvështrimi amerikan, kufizojnë liritë në Hong Kong. Për më tepër, SHBA nuk duan që Kina të pretendoi nga fakti që posedon pothuajse të gjithë Detin jugor, si territor të vetin. Një vendim gjyqësor ndërkombëtar mbi këtë, është injoruar nga Pekini.

Çfarë po synojnë SHBA-të me mbylljen e konsullatës?

Pompeo akuzon Pekinin ndër të tjera, vjedhje të sekreteve të biznesit dhe pronësisë intelektuale, në Shtetet e Bashkuara. Misioni diplomatik në Houston, ishte një “qendër” për aktivitete të tilla. Ministri i Jashtëm, fajëson gjithashtu Pekinin, për humbjen e qindra mijëra vendeve të punës – jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, por edhe në Evropë. Kina ka “spiunuar masivisht” për vite me rradhë.

Pse qeveria amerikane po i ashpërson mosmarrëveshjet?

Presidenti Donald Trump, është gjithnjë e më i preokupuar, për trajtimin e Kinës me shpërthimin e Coronavirusit. Zgjedhjet do të mbahen në Shtetet e Bashkuara, për pak më shumë se tre muaj. Një fund i krizës shëndetësore është i paimagjinueshëm. Më shumë se katër milion amerikanë janë infektuar, dhe më shumë se 144,000 njerëz kanë vdekur. Ekonomia është rrëzuar, miliona amerikanë kanë humbur punën e tyre. Asnjë përmirësim nuk është duke u vërejtur, për shkak të përshkallëzimit të fundit të pandemisë. Virusi kërcënon të fundos fitoren e zgjedhjeve të Trumpit. Të enjten, Trump foli përsëri për “këtë sëmundje të tmerrshme që na dërgoi Kina”. “Mund të ishte ndalur shpejt dhe lehtë. Por për disa arsye nuk ndodhi. Dhe ne do të zbulojmë se cila ishte arsyeja.”

Me linjën e fortë, Trump gjithashtu duket se po merr një qëndrim kundër sfiduesit të tij demokratit Joe Biden. Ai e akuzon atë që përdor një kurs shumë të butë ndaj Kinës, si dikur që ishte zëvendës president i Barack Obamës. “Ne kemi nevojë për dikë që është i zgjuar,” tha Trump në Fox News të Mërkurën. Nga ana e tij, Biden akuzon Trumpin, për udhëheqjen e një kursi të luhatur – të cilin kurs Kina e kishte lavdëruar për sjelljen me Coronavirusin, në fillim të këtij viti.

A po vjen një raund tjetër i përshkallëzimit?

Si duket po. Edhe para se konzulata të mbyllej në Houston, të gjitha shenjat e mosmarrëveshjeve u përshkallëzuan. Dy transportues avionësh amerikanë patrullojnë detin, në pjesën jugore të Kinës. Kina gjithashtu kërcënon dhe ka vendosur marinën e saj dhe avionët luftarakë në ishujt, për të mbështetur pretendimet e saj, në këtë zonë të detit. Në frontin e tregtisë, Shtetet e Bashkuara mbledhin qindra miliarda dollarë tarifa ndëshkuese. Fushata kundër ndërmarrjeve si Huawei, po zbërthejnë dy ekonomitë më të mëdha të tyre. Trump nuk e përjashton mbylljen e konsullatave të mëtejshme. Spekulimet kanë vazhduar prej ditësh që SHBA mund të mohojnë hyrjen, për të gjithë anëtarët e Partisë Komuniste dhe familjet e tyre. New York Times vlerëson se kjo do të përfshinte gjthësejt 270 milion njerëz.

Si reagon Kina?

Deri më tani, Pekini është përpjekur të mos e elektrizoj konfliktin në mënyrë të panevojshme. Aksionet e veprimit të amerikanëve ndiqen më së shumti, nga një përgjigje ekuivalente e kinezëve. Edhe në mosmarrëveshjen tregtare, Pekini kurrë nuk ka vendosur tarifa më të larta ndëshkuese se Shtetet e Bashkuara më parë. Motoja vlenë: “Si ju ne, ashtu edhe ne ju“. Kina shpreson që gjithashtu, politika e SHBA ndaj Kinës, mund të ndryshojë pas zgjedhjeve të nëntorit.

A do të ndryshonte politika e ShBA-së ndaj Kinës nën Bidenin?

Vëzhguesit presin që linja e Bidenit të jetë më pak e ashpër – megjithatë, kandidati i caktuar për president, Biden nuk ka premtuar ende një ndryshim kursi, karshi politikës Kineze të presidentit Trump. Përkundrazi: Trump dhe Biden e akuzojnë njëri ­- tjetrin, me akuzën se sillen shumë butë ndaj Kinën, sot dhe në të kaluarën. Në përgjithësi, supozohet se Biden do t´u kushtoi dhe do t´u jap përsëri më shumë vlerë marrëdhënive transatlantike – gjë që mund të forcojë pozicionin e SHBA ndaj Kinës.

A po vjen një Luftë e Ftohtë 2.0 – apo është tashmë në lëvizje të plotë?

Pompeo tha të enjten: “Quajeni atë si të dëshironi”. SHBA është e shqetësuar me korrigjimin e çekuilibrit në marrëdhëniet midis dy vendeve. Pompeo më parë kishte thënë se Kina dëshironte të përmbushte dëshirën për dekada të tëra, për epërsinë e komunizmit kinez. “Nëse bota e lirë nuk ndryshon, Kina komuniste me siguri do të na ndryshojë. Bota e lirë duhet të triumfojë mbi këtë tirani të re.”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit