Turqi, testet e kryera për COVID-19 tejkalojnë shifrën 4,5 milionë

Mos i humb

Turqia ka kryer mbi 4.53 milionë teste për zbulimin e koronavirusit të ri (COVID-19).

Numri i përgjithshëm i testeve të dyshuara për COVID-19 në Turqi ka arritur në 4.532.672 milionë, me 43.312 teste të kryera gjatë 24 orëve të fundit.

Në llogarinë e tij në twitter, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi se rreth 1.103 persona të tjerë u shëruan dhe u lëshuan në shtëpi gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 208.477 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.

Vendi regjistroi 921 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 225.173 numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara me këtë virus.

Numri i vdekjeve në Turqi është rritur në 5.596, me 16 vdekje të reja të raportuara që nga dita e djeshme.

Të dhënat e ministrisë po ashtu tregojnë se gjithsej 1.252 persona mbeten në njësitë e kujdesit intensiv në të gjithë vendin.

Që nga shfaqja për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar, sipas shifrave nga Universiteti John Hopins me qendër në SHBA, mbi 15,8 milionë raste me COVID-19 janë konfirmuar në mbarë botën, me rreth 9,13 milionë pacientë të shëruar.

Numri global i vdekjeve aktualisht është rreth 641.000.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit