SHBA ende pa deklaratë për sulmin në Kunduz

Mos i humb

Qeveria e SHBA-ve ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë zyrtare për sulmin ajror të Forcave Ajrore të Afganistanit më 2 prill ndaj provincës Kunduz, ku si pasojë e sulmit kanë humbur jetën edhe civilë.

Departamenti Amerikan i Shtetit, përkundër asaj që kanë kaluar 3 ditë nga sulmi dhe përkundër pyetjeve të AA-së ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë zyrtare.

Ndërsa Departamenti Amerikan i Mbrojtjes në një deklaratë për AA-në ka thënë se nuk ka ndonjë rol në sulmin në fjalë.

Departamenti i Shtetit i cili në çdo platformë shpreh “ndjeshmërinë” për çështjen e vdekjeve të civilëve, pas pyetjeve të drejtuara në lidhje me rastin, u përgjigj duke thënë: “Pyetjet e juaja drejtoni qeverisë afgane”.

Më pas një zyrtar nga Departament i cili nuk deshi të identifikohet në një deklaratë për AA tha se janë duke i ndjekur lajmet në lidhje me sulmin. “Ne po i marrim me seriozitet pretendimet se ka vdekje civile dhe ndjejmë pikëllim për humbjen e jetëve të njerëzve të pafajshëm”.

Në anën tjetër, Departamenti i Mbrojtjes reagoi kundër ndërlidhjes së trupave të SHBA-ve me sulmin në fjalë. Departamenti në një përgjigje me shkrim të martën tha se “Forcat amerikane në Afganistan nuk kanë kryer ndonjë sulm ajror në Kunduz. Nuk është e drejtë të pretendohet e kundërta e kësaj”.

Të paktën 100 persona janë vrarë në sulmin ajror nga forcat ajrore afgane më 2 prill në një medrese në provincën veriore Kunduz.

Kryetari i Qarkut Dasht-e-Archi, Nasruddin Sadi pati deklaruar se ekzistojnë shqetësimet për rritje të numrit të të vdekurve dhe se sulmi ka ndodhur në momentet e mbajtjes së ceremonisë solemne të maturës dhe përfundimit të hifzit në medresenë lokale.

Ai thekson se në ceremoni të pranishëm ishin edhe disa udhëheqës të lëvizjes talebane të cilë ishin në mesin e viktimave./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit