SHBA, Fed shpall masa agresive për shkak të COVID-19

Mos i humb

Rezerva Federale e SHBA-së (Fed) të hënën shpalosi një sërë masash agresive për të kufizuar efektin ekonomik të pandemisë globale të shkaktuar nga koronavirusi, që tregon për masa të reja lehtësuese sasiore.

Fed njoftoi se do të blinte shuma të kërkuara të letrave me vlerë të thesarit dhe hipotekave të mbështetura nga agjencia për të mbështetur funksionimin normal të tregut dhe politikave monetare.

“Ndërsa mbetet një pasiguri e madhe, është bërë e qartë se ekonomia jonë do të përballet me pengesa të rënda”, tha Fed në një deklaratë.

Vendimi, së bashku me masat e mëparshme, pritet të ofrojë mbështetje për një gamë të gjerë të tregjeve dhe institucioneve, duke mbështetur kështu rrjedhën e kredisë në ekonomi.

Fed shtoi se do të vazhdojnë të përdorin të gjitha mjetet për të mbështetur fluksin e kredisë për familjet dhe bizneset.

Koronavirusi, i njohur zyrtarisht si COVID-19, së pari u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar dhe është përhapur në të paktën 167 vende dhe territore.

Me mbi 350.500 raste të konfirmuara në të gjithë botën, numri i vdekjeve ka tejkaluar shifrën 15.300, ndërsa më shumë se 100.180 janë rikuperuar, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit