SHBA/ Grindje politike për vendin e mbetur bosh në Gjykatën e Lartë

Mos i humb

Shkatërrohen tanke, sisteme raketore/ Vazhdojnë operacionet e Azerbajxhanit për çlirimin e territoreve të pushtuara

Ushtria e Azerbajxhanit po vazhdon operacionet për të çliruar territorin e tij nga pushtimi armen, tha Ministria e Mbrojtjes.

Gjendet i vdekur 34-vjeçari në Dajt, ishte vetvarur në një pemë tek Teleferiku

Një 34-vjeçar u gjet i vetvarur në Dajt. Policia informon se O.Gj, ishte varur në një pemë rreth orës 13:00 tek Teleferiku...

Rama përsëri thirrje naftëtarëve të Ballshit: Ndalni grevën e ulemi diskutojmë për hallin tuaj!

Kryeministri Edi Rama u ka bërë përsëri thirrje naftëtarëve të Ballshit që janë në grevë, që të ndalojnë e të diskutojnë me...

Japonia dhe Vietnami rrisin bashkëpunimin për çështjen e Detit të Kinës Jugore

Japonia dhe Vietnami ranë dakord të bashkëpunojnë rreth çështjeve rajonale, duke përfshirë edhe çështjen e diskutueshëm të Detit të Kinës së Jugut,...

Në Uashington ka filluar beteja politike lidhur me zëvendësimin e gjykatëses së Gjykatës së Lartë Ruth Bader Ginsburg, vdekja e së cilës të premten mbylli zërin më të njohur liberak të gjykatës dhe ngriti mundësinë e një shumice konservatore 6-3 në trupin gjykues.

Vendi bosh vjen disa javë para zgjedhjeve të përgjithshme të 3 nëntorit që do të vendosin nëse Presidenti Donald Trump do të marr një mandat të dytë në detyrë, si dhe kontrollin e të dy dhomave të Kongresit. Si dhe kur do të plotësohet vendi i lirë do të ketë ndikim të menjëhershëm politik dhe mund të lërë një gjurmë të përhershme në mënyrën se si funksionon Senati dhe qeveriset Amerika.

Konservatorët, të etur për perspektivën e një anëtari të tretë të gjykatës së lartë të propozuar nga Presidenti Trump, përshëndetën premtimin e udhëheqësit të shumicës së Senatit, republikanit Mitch McConnell të premten vonë, se nëse Presidenti Trump zgjedh një kandidaturë ajo “do të hidhet në votim në Senatin e Shteteve të Bashkuara”. Ai nuk dha një afat kohor.

“Presidenti Trump dhe republikanët e Senatit kanë punuar shumë për të përmbysur dekada të aktivizmit liberal në sistemin tonë gjyqësor dhe ata nuk duhet të lëkunden tani,” tha në një deklaratë organizata politike me bazë në Uashington, Heritage Foundation. “Republikanët duhet të ushtrojnë fuqinë e konfirmimit që votuesit u kanë besuar atyre”.

Ndërkohë, grupet liberale dhe demokratët janë gati për betejë.

“Kurrë nuk kam parë hipokrizi politike në këtë nivel”, tha senatori demokrat i Vermontit, Patrick Leahy në radion NPR, duke theksuar se në vitin 2016 zoti McConnell refuzoi të lejojë shqyrtimin e të nominuarit të ish-Presidentit Barack Obama, Merrick Garland për në Gjykatën e Lartë, duke argumentuar se vendet e lira të Gjykatës duhet të lihen të paplotësuara gjatë një viti zgjedhor në mënyrë që populli amerikan të vlerësojë zgjedhjen.

“Ky është një ndryshim qëndrimesh, është politikë e pastër”, tha zoti Leahy, anëtar i Komisionit të Drejtësisë të Senatit. “Kjo do të njollosë Gjykatën e Lartë”.

Leahy dhe demokratët e tjerë i shkruajnë një letër kryetarit të komisionit, republikanit të Karolinës së Jugut Lindsey Graham, ku thonë: “Nuk mund të ketë një palë rregulla për një President Republikan dhe një palë tjetër për një President Demokrat. Marrja në konsideratë e një të nominuari para inaugurimit të presidentit të ardhshëm do të ishte plotësisht e papërshtatshme. ”

Nga ana e tij, zoti Graham, hodhi poshtë thirrjet e tilla, duke vënë në dukje se në 2013, demokratët ndryshuan rregullat e Senatit për të shpejtuar konfirmimin e të nominuarve të atëhershëm të Presidentit Obama dhe pa sukses kërkuan të bllokonin të nominuarin e dytë të Gjykatës së Lartë nga Presidenti Trump, Brett Kavanaugh, konfirmimi i të cilit u vështirësua nga një pretendim për sjellje të keqe seksuale.

“Në dritën e këtyre dy ngjarjeve, unë do të mbështes @realDonaldTrump në çdo përpjekje për të ecur përpara në lidhje me vendet e lira të Gjykatës së Lartë,” shkroi zoti Graham në Twitter.

Republikanët kanë një shumicë 53-47 në Senat dhe mund të përballojnë tre devijime nga radhët e tyre dhe ende konfirmojnë një të nominuar me një shumicë të thjeshtë, me nënpresidentin Mike Pence që thyen një barazim të mundshëm 50-50. VOA

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Jakup Krasniqi e pranon: Dy personat në arrati për 2 milionët e Thesarit janë anëtarë të Nismas

Kosova para dy ditësh është tronditur nga lajmi se një punëtor i Thesarit të Kosovës me iniciale L.G. dyshohet se, përmes katër...

COVID-19/ Dy kompani farmaceutike rifillojnë testimin e vaksinës

Dy kompani prodhuese barnash njoftuan të premten rifillimin e testimit në Shtetet e Bashkuara të vaksinave të tyre për COVID-19.

“Kemi 3-4 muaj sfidë”, ndalohet qarkullimi tek ish-sheshi Shqiponja. Ja si do të devijohet trafiku

Qarkullimi i mjeteve tek ish-sheshi Shqiponja, në Tiranë do të ndalohet. Shkak janë bërë punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe tek...

Çaji Që Nuk Duhet Ta Ndani në Ditët e Ftohta

Trëndafili i Egër çmohet për vlerat e tij kurative për shëndetin e gjithë organizmit. Stina e vjeshtës dhe ajo...

Mbyllet një tjetër fazë për përzgjedhjen e kandidatëve të BKH-së, ambasada e SHBA: Procesi i vështirë, për të gjetur më të mirët e Shqipërisë

Mbyllet një tjetër fazë për përzgjedhjen e kandidatëve për Byronë Kombëtare të Hetimit. Mësohet se dje përfundoi procesi i testit për aftësitë...