SHBA mbështet Kosovën me 30 milionë dollarë

Mos i humb

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, sot kanë nënshkruar amendamentimin e marrëveshjes mbi grantin e objektivave zhvillimore në mes të Republikës së Kosovës dhe Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të SHBA-ve (USAID) në vlerë prej 30 milionë dollarësh.

Granti parasheh mbështetjen në fushën e sundimit të ligjit, qeverisjes së mirë, nxitjen e investimeve në sektorin privat dhe në ngritjen e kapaciteteve njerëzore në Kosovë.

Në këtë ceremoni të nënshkrimit i pranishëm ishte edhe Drejtor i Misionit të Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të SHBA-ve (USAID) në Kosovë. James Hope.

Presidenti Thaci pas nënshkrimit të marrëveshjes shprehu mirënjohje për mbështetjen që SHBA-të i kanë dhënë Kosovës duke thënë se këto ditë të fundit të vitit janë shumë pozitive për Kosovën.

Ai njoftoi edhe për një marrëveshje e cila do të nënshkruhet nesër në sektorin energjetik për “Kosovën e Re” në vlerë prej 1 miliard e 300 milionë euro i cili është një tjetër investim i investitorëve amerikanë.

Presidenti Thaci tha se ky është mesazhi më i mirë që mund të buron nga Kosova në prag të 10 vjetorit të pavarësisë dhe për atmosferën e mirë të investimeve në Kosovë.

“Marrëveshja e sotme është edhe një hap përpara e mbështetjes së fuqishme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i kanë dhënë konsolidimit të shtetit të Kosovës në rrafshin e sundimit të ligjit, në zhvillimin ekonomik dhe progresit të gjithanshëm”, deklaroi Thaçi.

Ndërsa, ambasadori I SHBA-ve, Greg Delawie tha se gjatë këtij viti Kosova ka patur zgjedhje të qeta dhe demokratike, është zgjedhur qeveria e re dhe vendi është radhitur në listën e dhjetë shteteve në raportin e Bankës Botërore që kanë patur progres në investimet private.

Sipas tij, të gjitha këto janë rezultate pozitive drejt integrimeve euroatlantike.

“Ceremonia e sotme na tregon se cfarë punë të përbashkëta mund të bëjmë në vitin 2018 sepse kjo ndihmë do të shtohet edhe mbi 30 milionë dollarë për aktivitetet e USAID-it të cilat do të ndihmojnë për sfidat kryesore të zhvillimit të Kosovës”, tha Delawie./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit