SHBA, mbi 83 mijë të vdekur nga COVID-19

Mos i humb

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 83.491, prej të cilëve 1.481 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i rasteve pozitive me koronavirus në SHBA është rritur për 22.031, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1.410.168.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar 298.593 të infektuar.

Shteti i New York-ut mbetet më i godituri në SHBA, me gjithsej 348.655 raste të konfirmuara dhe 27.175 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Spanja me mbi 271 mijë raste dhe Rusia me më shumë 242 mijë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit