Spanjë, COVID-19 ka rritur urinë dhe varfërinë në vend

Mos i humb

Familjet që edhe para COVID-19 kanë përjetuar probleme të jetesës, bashkë me pandeminë kanë marrë një goditje të madhe pasi ekonomia ka arritur në pikën e ndalesës.

Në vend, vetëm në Madrid ka tejkaluar 100 mijë numri i atyre që marrin ndihmë ushqimore që kur filloi gjendja e jashtëzakonshme më 14 mars e deri më tani.

Me iniciativë të fondacioneve dhe drejtorive të shërbimeve sociale të bashkive çdo ditë shpërndahen tonelata ushqime dhe produkte ushqimore.

Zyrtarë të institucioneve të shoqërisë civile (OJQ) në një deklaratë për shtypin spanjoll janë shprehur “Kjo nuk është një gjë e zakonshme, është një e vërtetë e re që ka filluar me pandeminë. Çdo ditë ka më shumë njerëz që kanë nevojë për ushqim. Kjo është më e trishtueshmja. Ka nga ata që qajnë, kanë turp që kanë hyrë në radhë për të kërkuar ushqim”.

Edhe zyrtarët të OJQ-ve të rëndësishme si Caritas, Cruz Roja theksojnë se pas pandemisë mund të arrijë në 6 milionë numri i personave nën kufirin e varfërisë i cili para COVID-19 në vend ishte 4.5 milionë.

Që nga fillimi i COVID-19 e deri më tani në Spanjë kanë humbur punën 800 mijë njerëz. Ndërkohë rreth 3.5 milionë njerëz përfitojnë nga Pagesa e Punës me Kohë të Shkurtër(qeveria paguan 70 për qind të pagës) deri më 30 qershor sipas një marrëveshjeje mes qeverisë dhe sindikatave.

Qeveria e koalicionit të majtë parashikon që këtë vit ekonomia e vendit të tkurret me 9.2 për qind dhe shkalla e papunësisë të arrijë në 19 për qind.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit