Seuli do të dërgojë 50 mijë ton oriz në Korenë e Veriut

Mos i humb

Ministria e Bashkimit të Koresë së Jugut bëri të ditur se planifikojnë që në Korenë e Veriut të dërgojnë 50 mijë ton oriz përmes Programit Botëror për Ushqim (WFP).

Kjo do të jetë pakoja e dytë e ndihmës për këtë muaj, pasiqë duan të ndihmojnë për shkak të mungesës së ushqimit dhe për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe me Phenianin.

Ministri koreano-jugor për Bashkim, Kim Yeon-chul sot deklaroi se Seuli do të bashkëpunojë me Agjencinë e Kombeve të Bashkuara, për të siguruar që ushqimi sa më parë të arrijë deri tek njerëzit në Korenë e Veriut.

Ai shtoi se Korea e Jugut, pasi të shqyrtojë rezultatet e ndihmës aktuale, do të vendosë nëse do të ofrojë ndihmë shtesë në ushqime.

Koreja e Jugut deri në shkurt të këtij viti në mënyrë të ndjeshme ka ulur dialogun me Korenë e Jugut, kur dështoi samiti në mes të udhëheqësit verikorean Kim Jong-un dhe presidentit të SHBA-ve Donald Trump për mosmarrëveshjet rreth sanksioneve të denuklearizimit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit