Një nga prezantueset ruse, Olga Skabeyeva tha se nga e gjithë ngjarja, përfituesi kryesor është presidenti amerikan Biden dhe Shtetet e Bashkuara.

“Përfituesi kryesor këtu është Amerika dhe Biden. Dhe qëllimi kryesor është një perde e re e hekurt nga Barents në Detin e Zi”, deklaroi ajo.

Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se masa ishte ‘padyshim’ një kërcënim për Rusinë dhe paralajmëroi se do ta bënte Evropën më të paqëndrueshme.

“Zgjerimi i NATO-s nuk e bën kontinentin tonë më të qëndrueshëm dhe më të sigur. Finlanda kishte bërë hapa jomiqësorë kundër Rusisë”, tha Peskov.

Suedia pritet të ndjekë Finlandën me ofertën e saj, e cila mund të vijë së shpejti javën e ardhshme, me një debat parlamentar të hënën e ndjekur nga një mbledhje e posaçme e kabinetit ku do të merret vendimi zyrtar për të aplikuar.