SHBA, restoranti kthehet në ‘kështjellë akullli’

Mos i humb

Temperaturat e ulëta dhe stuhia e fuqishme që goditi SHBA e kanë kthyer këtë restorant në Nju Jork, në një kështjellë akulli gati surreale.

Aileen Lange, e cila trashëgoi këtë biznes nga prindërit e saj dhe tani e drejton atë me të vëllain shpjegon se biznesi i saj po tërheq gjithnjë e më shumë klientë.

“Ndonjëherë një kohë e tillë është një gjë e mirë sepse njerëzit vijnë këtu dhe duan të shohin kështjellën e akullit dhe sa magjike duket ajo.

Dhe kështu, për disa njerëz, është mjaft bukur, por për pronarët e bizneseve, nuk është edhe aq”.

Gjatë sezonit të dimrit në këtë biznes familjar janë të punësuar 89 persona ndërsa gjatë verës ky numër shkon në 140.

Fundjavën e kaluar, akulli dëmtoi një pjesë të kësaj ndërtese të vjetër të ndërtuar në fillim të viteve 1900.

Për të vlerësuar dëmet do të duhet që pronarët të presin derisa të shkrihet akulli.

“Ndërtesa jonë është e mbuluar e gjitha nga akulli, por ne mund ta përballojmë këtë. Ndërsa humbjen e njerëzve të zemrës jo. Kështu që mendimet tona shkojnë për ata persona që kanë humbur të afërm të tyre”.

Stuhia brutale dimërore që disa e kanë quajtur madje edhe si ‘stuhia e shekullit’ ka shkaktuar vdekjen e rreth 60 njerëz në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Artikulli i mëparshëm
Artikulli i rradhës
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit