SHBA sanksione ndaj 16 sauditëve për vrasjen e Khashoggit

Mos i humb

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo gjashtë muaj pas ngjarjes njoftoi se ndaj 16 shtetasve sauditë është vendosur ndalesa e hyrjes në SHBA, me arsyetimin se kanë rol në vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

Departamenti Amerikan i Shtetit në një deklaratë në emër të sekretarit Pompeo në lidhje me 16 shtetasit e Arabisë Sudite ka thënë se “Sot, sekretari Pompeo ka vendosur në listën e sanksioneve në mënyrë të hapur për opinionin publik personat e mëposhtëm që kanë rol në vrasjen e Jamal Khashoggi”.

Sipas kësaj sanksionet përfshijnë ish-kryekëshilltarin e princit të Kurorës Mohammed bin Salman, Saud al-Kahtani, si dhe shtetasit e tjerë sauditë Mahir Mutreb, Salah Tubaigy, Meshal al-Bostani, Naif al-Arifi, Mohammed al-Zahrani, Mansour Abahussain, Khalid al-Otaibi, Abdulaziz al-Hawsawi, Waleed al-Sehri, Thaar al-Harbi, Fahad el-Balawi, Badr al-Otaibi, Mustafa al-Madani, Saif el-Kahtani dhe Turki al-Sehri.

Po ashtu në deklaratë thuhet se Sekretarit Pompeo i është dhënë autoriteti që në rastin kur ka prova të mjaftueshme dhe të besueshme të vendosë ndalesën e hyrjes në SHBA për zyrtarët e huaj duke u bazuar në arsyetimin e “shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut” dhe për “korrupsion”.

– Sanksione 6 muaj pas vrasjes

Vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për ndalesën e hyrjes në vend është marrë 6 muaj pas vrasjes së Khashoggit më 2 tetor 2018 në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

Gjithashtu në listën e 16 personave të theksuar nga Departamenti i Shtetit ka tërhequr vëmendjen se nuk ndodhet një emër i cili ishte i përfshirë në listën të sanksionuarve të cilën Departameti Amerikan i Thesarit e bëri të ditur në nëntor.

Pavarësisht se konsulli i Arabisë Saudite në Stamboll, Mohammed al-Otaibi ishte i përfshirë në listën e Departametit Amerikan të Thesarit, është vërejtur se ky emër nuk është i përshirë në listën e Departamentit.

– Lista e të sanksionuarve nga Departamenti i Thesarit

Departamenti i Thesarit, përmes një deklarate me shkrim, në nëntorin e viti të kaluar publikoi një listë të sauditëve të sanksionuar në kuadër të Aktit Global Magnitsky për Përgjegjësi mbi të Drejtat e Njeriut, për rol në vrasjen e Khashoggit.

Sipas kësaj qeveria e Washingtonit kishte nisur zbatimin e sanksioneve për ish-kryekëshilltarin e princit të Kurorës Mohammed bin Salman, Saud al-Kahtani, konsullin saudit në Stamboll Mohammed al-Otaibi dhe ndihmësin e tij Mahir Mutreb, si dhe shtetasit sauditë Salah Tubaigy, Meshal al-Bostani, Naif al-Arifi, Mohammed al-Zahrani, Mansour Abahussain, Khalid al-Otaibi, Abdulaziz al-Hawsawi, Waleed al-Sehri, Thaar al-Harbi, Fahad el-Balawi, Badr al-Otaibi, Mustafa al-Madani, Saif el-Kahtani dhe Turki al-Sehri.

Në kuadër të sanksioneve, shtetasve sauditë në fjalë u bllokohen pasuritë e mundshme në SHBA, u ndalohet formimi i lidhjeve tregtare me amerikanët. Ndërkohë ka tërhequr vëmendjen se sanksionet amerikane erdhën 45 ditë pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi brenda konsullatës saudite në Stamboll më 2 tetor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit