Kryetari i Unionit Parlamentar Arab, El-Habib el-Maliki, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nuk janë kompetente për t’i vazhduar negociatat për paqe në Palestinë.
“Pas vendimit për ta njohur Kudsin si kryeqytet të Izraelit, SHBA-të nuk janë kompetente për të marrë pjesë nënegociatat e paqes mes plaëve në rajon”, tha Maliki në fjalën e tij në hapjen e një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Unionit Parlamentar Arab të mbajtur në parlamentin maroken lidhur me vendimin e SHBA-ve për Kudsin.
“Ky vendim i SHBA-ve synon të shkatërrojë mundësinë për realizimin e planit për zgjidhje me dy shtete. Ky vendim nuk ka vlefshmëri historike, diplomatike dhe morale”, shtoi ai.
Unioni Parlamentar javën e kaluar e quajti “të pavlefshëm dhe të paligjshëm” vendimin e SHBA-ve për ta njohur Kudsin si kryeqytet i Izraelit dhe për ta zhvendosur ambasadën në këtë qytet, duke i ftuar vendet anëtare në mbledhje të jashtëzakonshme./Rtv islam/


