Në Ankara është mbajtur samit i sigurisë në të cilën morën pjesë shefi i Shtatmadhorisë turke, Gjenerali Hulusi Akar, homologu i tij irakian, Gjeneral Osman Ganimi, komandanti amerikan i Komandës Europiane, Curtis M. Scaparrotti, dhe komandanti u Komandës Qendrore Amerikane, Joseph L. Votel.
Siç thuhet në njoftimin e Shtatmadhorisë së Turqisë, në mbledhjen e mbajtur në selinë e saj në Ankara është diskutuar lidhur me gjendjen e sigurisë në rajon, kryesisht në Irak dhe Siri, dhe hapat e nevojshëm që duhet ndërmarrë në luftën kundër organizatave terroriste./Rtv islam/


