SHBA: Thelbi i marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi duhet të jetë njohja

Mos i humb

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott, ka thënë se kur është fjala për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, SHBA-të nuk kanë vija të kuqe.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Kyle Scott, ka thënë se Uashingtoni nuk ka vija të kuqe kur është fjala për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Në një intervistë për gazetën “Kurir”, transmeton lajmi.net, Scott ka thënë se çdo zgjidhje e pranuar nga të dyja palët do të mbështetet, e cila mund të aplikohet dhe të jetë e qëndrueshme.

“Ne nuk vendosim “linja të kuqë”, nuk përcaktojmë se çfarë do të ndodhë. Nëse palët, pra Kosova e Serbia pajtohen që të ketë stabilitet në rajon dhe nëse ajo marrëveshje aplikohet dhe është e përhershme, atëherë ndoshta do ta mbështesim atë. Por vetë palët duhet të arrijnë marrëveshje me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian”, ka thënë Scott.

Scott gjithashtu theksoi se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës duhet të përfshijë shumë gjëra të tjera, siç është marrëveshja për marrëdhëniet ekonomike, zgjidhja e statusit të Kishës Ortodokse Serbe, çështja e personave të zhdukur, krimet e luftës, etj.

“Ka shumë elemente që duhet të përfshihen në marrëveshje, por ne besojmë se njohja e ndërsjellë duhet të qëndrojë në zemër të marrëveshjes së normalizimit”,  tha Scott.

I pyetur për rolin e ardhshëm të njeriut të sapoemëruar të administratës amerikane në krye të Ballkanit, Philip Reeker, Scott tha se Reeker nuk ka një zgjidhje për Kosovën, siç u spekulua disa ditë më parë në medie.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit