SHBA thirrje opozitës: Në protestë jo dhunë!

Mos i humb

Ambasada Amerikane ka reaguar për protestën e paralajmëruar ditën e nesërme nga opozita në orën 18:30 para kryeministrisë.

Në një status në facebook Ambasada shkruan se e drejta për t’u përfshirë në protesta paqësore është një e drejtë themelore demokratike, por duhet të zhvillohet pa dhunë.

Postimi

??️ | E drejta për t’u përfshirë në protesta paqësore është një e drejtë themelore demokratike. Përgjatë muajve të fundit, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve kanë ushtruar të drejtën e tyre për të protestuar paqësisht. Megjithatë, në çastin kur një protestë paqësore njolloset nga një akt dhune, qoftë edhe nga një individ, qëllimi demokratik i protestës kompromentohet. Është e paligjshme dhe jo demokratike të kryesh akte dhune, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës. Iu bëjmë thirrje të gjithë personave të përfshirë në protestën e së shtunës që të refuzojnë dhunën për të siguruar një protestë paqësore dhe konstruktive.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit