Ata kërkojnë informacion se si do të procedohet me banesat e tyre.
“Të vijnë të na japin informacioni se si do të procedohet. Çdo person i Tiranës ka nevojë të dijë se si do të trajtohen, duhet të dinë se si do të veprohet me ta apo do të qëndrojnë në qiell të hapur.
Kjo është e drejta jonë, na e garanton Kushtetuta”, tha një nga banorët.
Ndërkohë banorët janë njoftuar nga Drejtori i Shpronësimeve se do t’i presë në zyrë , një grup që përfaqëson banorët, për të mësuar më shumë detaje rreth situatës dhe shqetësimeve të tyre.


