Shërbimet e NATO-s japin alarmin: rrezik atentatesh në Kosovë, Kremlini i hedh benzinë zjarrit

Mos i humb

Shërbimet sekrete të vendeve të NATO-s janë alarmuar shumë për situatën në Kosovë këtë fundjavë.

Informacione të shumta po qarkullojnë në lidhje me tensionimin e situatës dhe provokimin e akteve terroriste, të cilat mund të kthenin prapa të gjithë procesin e dialogut; dhe që në fund do të krijonin kushtet për një hyrje të Rusisë në bisedimet për statusin e Kosovës.

Siç bëjnë të ditur burime nga agjenci ligjzbatuese në Shqipëri, sinjale të forta kanë mbërritur nga Prishtina. Ambasada Amerikane por edhe të shteteve të tjera Perëndimore kanë bërë të ditur se tre komunat e veriut të Kosovës, Mitrovica e veriut, Zveçani dhe Zubin Potoku, mund të jenë shënjestra të sulmeve terroriste në ditën e Pashkëve, incidente që mund të shkatërronin atmosferën e paqes dhe mund të përmbysin situatën.

Këtë atmosferë e përcjellin edhe mediat serbe. B92 thekson se ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka ndaluar qytetarët e saj që të vizitojnë tre komunat e Veriut pasi ka informacione mbi një risk të lartë aktesh terroriste.

“Ekstremistët kanë në fokus vendet turistike, qendrat tregtare, baret apo shtëpitë muze. Kujdes! Mitrovica e veriut, Zveçani dhe Zubin Potoku mbeten vende me rrisk të lartë”, thekson B92 duke iu referuar burimeve në ambasadën amerikane.

Dhe pikërisht në këtë atmosferë të nxehtë, Kremlini i ka hedhur benzinë zjarrit në një komunikatë të tijën mbi situatën në Kosovë pas arrestimit të Marko Gjuriçit.

Presidenca ruse ka lëshuar një njoftim mbi telefonatën mes Vladimir Putinit dhe Aleksandër Vuçicit.

Siç bën të situr Sputnik, “Presidenti i Federatës Ruse ka biseduar për masat që duhet të marrin së bashku me Serbinë pas aktit provokativ kundër Drejtorit të Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriç nga ana e autoriteteve të Prishtinës.

Ne dënojmë me forcë dhunimin e rezolutës 1244 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe se zgjidhja e çështjes së Kosovës duhet të ecë ngushtësisht sipas kësaj resolute.”

Krelmini thekson ndërmjet të tjera se dy presidentët “diskutuan për partneritetin strategjik shumëplanësh”

Në këto kushte, tensioni në Kosovë, i cili realisht nuk reflektohet fare, po fare në popullatë, e cila si te shqiptarët ashtu edhe te serbët vuan problemet e rënda ekonomike dhe sociale, po vjen ekskluzivisht nga lart, nga politika.

Duket se ajo që ka irrituar fort Beogradin, e sidomos Moskën, ka qenë mosreagimi i popullsisë serbe të Mitrovicës së veriut pas arrestimit të Marko Gjuriçit, ministrit serb prej policisë së Kosovës.

Ai përbën një akt të fuqishëm që ka shumë gjasa që është marrë shënim nga faktorët rieevantë për Kosovën.

Serbët e Veriut, në një farë mënyre e kanë ndjerë veten pjesë të Kosovës kur kanë lënë ashtu normalisht njësitin special të ROSU të shoqërojë një ministër të shtetit fqinj.

Po e njëjta gjë ka ndodhur edhe kur në Zubin Potok ku Srbska ka shpallur nisjen e Zajednicës.

Gjithçka është kryer në një sallë të mbyllur, me njerëz rrogëtarë të qeverisë së Kosovës.

Populli serb i veriut të Kosovës duket se pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit po e shikon se gjithçka duket si teatër.

Aq më shumë kur njeriu i fortë i Mitrovicës së veriut, Milan Radojiçiç takohet kur i duhet me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe fotot e tyre bëjnë xhiron e botës në media. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit