Shërohet Trump, mjeku: Presidenti negativ në testin ndaj COVID-19, ekspertët ngrenë dyshime

Mos i humb

Donald Trump ka rezultuar negativ pas bërjes së testit të COVID-19 disa ditë rresht. Lajmin e ka dhënë mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Sean Conley, duke shpjeguar se presidenti i SHBA-së nuk është më i rrezikshmë për të tjerët dhe nuk mund të infektojë.

Shtëpia e Bardhë përmes një njoftimi për mediat vetëm disa orë para se Trump të rifillonte tubimet e fushatës, Dr. Sean Conley, ka theksuar se tashmë presidenti ishte testuar negativ për disa ditë rresht duke përdorur një test antigjeni të Laboratorëve Abbott, BinaxNOW.

Ekipi mjekësor i zotit Trump kishte arritur në përfundimin se bazuar në të dhënat dhe udhëzimet nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve “presidenti nuk është infektues për të tjerët”, tha Dr. Conley.

Sipas mediave amerikane, shumë ekspertë janë dyshyes në lidhje me testin e shpejtë, Abbott BinaxNOW , i cili sipas tyre nuk është provuar mjaftueshëm dhe nuk dihet sa saktë e tregon rezultatin.

‘Abbott BinaxNOW’ shkruan Neë York Times’ kushton vetëm 5 dollaë dhe funksionon si një test shtatzënie dhe zbulon praninë e një proteinë të prodhuar nga COVID-19.

Presidenti Trump i është rikthyer fushatës të hënën në mbrëmje me një tubim në Sanford, të Floridss, i pari që kur zbuloi më 2 tetor se ai ishte pozitiv për COVID-19.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit