Sherr me pronarin, 38-vjeçari djeg varkën e peshkimit në Durrës

Mos i humb

Policia e Durrësit arrestoi dje një 38-vjeçar pasi në sherr e sipër i vënë zjarrin një varke peshkimi në port.

Burime bëjnë me dije se 38-vjeçari është konfliktuar për motive të dobta me një person pranë portit dhe më pas me qëllim hakmarrjen ndaj tij ka shkuar për t’i vënë zjarrin varkës së peshkimit.

Policia bën me dije se varka është djegur plotësisht.

“F. Sh., 38 vjeç, banues në lagjen nr.15, Durrës, sepse pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. S., 41 vjeç, dyshohet se i ka djegur qëllimisht varkën, e cila ishte ankoruar në breg të detit”, njofton policia.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit