Shifra alarmante, mbi 400 mijë viktima nga koronavirusi në Europë

Mos i humb

Europa ka regjistruar më shumë së 400.000 viktima nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë sipas autoriteteve të shëndetësisë në Francë.

Europa ka numrin e dytë më të lartë të viktimave në botë, me një total prej 400,649 viktimash pas Amerikës Latine që ka regjistruar  444,026 viktima.

Më shumë se 36,000 viktima janë raportuar në Europë vetëm shtatë ditët e fundit. Ky është raporti me të dhënat më të rënda në një javë që nga fillimi i pandemisë.

Gati dy të tretat e vdekjeve në Europë janë regjistruar në:

-Mbretëria e Bashkuar (57,551 viktima, 1,589,301 raste)

-Italia (53,677 viktima 1,538,217 raste),

-Franca (51,914 viktima, 2,196,119 raste)

-Spanja (44,668 viktima, 1,628,208 raste)

-Rusia (39,068 viktima,  2,242,633 raste) 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit