Shifrat në rënie: a po e humbet sharmin Emmanuel Macron?

Mos i humb

Zgjedhja e Macron në vitin 2017 ishte një demonstrim i shkëlqyer i forcës – por që duket se po i del lustra.

Emmanuel Macron mund të jetë një figurë e madhe në skenën botërore, por në shtëpi në Francë ai po përballet me betejën për të rifituar besimin e publikut. Pas 16 muajsh në detyrë, premtimet për rritje ekonomike dhe më shumë vende pune duhet ende të materializohen.

A ka vend për shqetësim?

Agjencitë e sondazheve bien dakord që popullariteti i Emmanuel Macron është në pikën e vet më të ulët.

Sipas “OpinionWay”, vetëm 28 për qind e votuesve janë të kënaqur me performancën e tij – nga 35 për qind në korrik. Me këto shifra, ai aktualisht është më jopopullor në këtë pikë të mandatit edhe sesa paraardhësit e tij në detyrë – François Hollande dhe Nicolas Sarkozy.

Fjalë paralajmëruese, sidoqoftë vijnë nga profesori Christophe de Voogd nga universiteti i Shkencave: “Mos harroni që Emmanuel Macron nuk pati një zgjedhje triumfuese”.

“Një pjesë e madhe e zgjodhi atë thjesht për shkak se ai nuk ishte kandidatja e së djathtës ekstreme, Marine Le Pen. Kështu që baza e tij besnike është aktualisht shumë e kufizuar”, thotë ai.

“Dhe, së dyti, duhet mbajtur parasysh që Franca nuk është një vend i lehtë për t’u qeverisur. Ekziston një traditë e gjatë e pakënaqësisë politike, që pa dallim e përkthen veten në listime negative”.

Çfarë shkoi keq?

Profesori De Voogd e përmbledh përgjigjen e kësaj pyetjeje me tre shkronja: teknokraci, taksim dhe marifete.

“Macron erdhi në pushtet me premtimin për rishpikje politike. Duhej të ishte një lloj politike në themel, që do të kthente përmbys sistemin me shoqërinë civile në krye të saj”, thotë ai.

“Por, del që nuk mund të ndryshosh një kulturë politike kaq thjesht. Qeveria e Macron mbtetet thellësisht teknokrate. Vetë ai është thellësisht teknokrat. Të mos harrojmë që ai ka shkuar në shkollën Kombëtare të Administrimit, ashtu si dhe pjesa tjetër e klasës qeverisëse”.

Me fjalë të tjera, argumenton ai, për francezët ai është një vazhdim i të njëjtës politikë të vjetër nga lart-poshtë.

Pas kësaj vijnë taksat.

Votuesit francezë prisnin dritë jeshile për rritjen, por kjo nuk ka ndodhur, siç nuk ka ndodhur ulja e premtuar e barrës së taksave, thotë ai.

“Kur ke pritshmëri të larta dhe rezultate jo të dukshme – çfarë ndodh është frustrimi i popullit”.

Sa për marifetet?

Kjo fjalë e tretë kyçe lidhet me historinë banale të verës për Macron: çështja Benalla.

Alexandre Benalla ishte ndihmësi i sigurisë presidenciale, 26-vjeçar, i cili u kap në kamera në maj i sajuar me veshjen e policit duke goditur protestuesit në një demonstratë.

Lajmet për skandalin shpërthyen në korrik.

Dhe më pas doli që edhe pse Eliseja nuk e kishte ditur për të që nga fillimi, kishte dhënë ndëshkimin më të vogël. Vetëm si pasojë, dhe pas shumë presioni nga media, Alexandre Benalla u shkarkua.

Dy pyetje vijojnë të përndjekin mjedisin francez. Si mundi një i ri i panjohur të ngrihej në një pozicion kaq të afërt me presidentin? Dhe përse ai dukej qartë që ishte i mbrojtur?

“Në Britaninë e Madhe, çështja do të kishte sjellë tani dorëheqjen e Sekretares së Brendshme”, thotë prof De Voogd. “Në Francë, asgjë”.

Ai thotë se votuesit francezë janë lënë të lirë të dalin në përfundimin se ekziston një rregull për njerëzit lart dhe një tjetër për të tjerët.

Po, për Macron si person?

Mjafton të pyesësh një grup të rastësishëm votuesish se çfarë mbiemri do të përdornin për të përshkruar kreun e tyre të shtetit dhe gjasat janë që ata do të përdorin fjalën “arrogant”.

Kohë pas kohe, presidenti Macron është kapur në kamera duke thënë gjëra për bashkëqytetarët e tij që janë cilësuar si të pandjeshme dhe ofenduese.

Rasti më i fundit ishte ai i një dite të hapur në Elize, kur ai i tha një kopshtari të papunës- i cili u ankua se nuk po gjente dot një vend pune – të përpiqej në një profesion tjetër, si p.sh kamarier.

Këshillë e mirë, do të thonin disa. Shumë mirë për presidentitn që flet të vërtetën e hidhur.

Por, nuk është kjo pikëpamja mbizotëruese në Francë.

“Problemi i Macron është se ai vazhdon të bëjë këto shpërthime që përcjellin mesazhin që ai është arrogant, i shkëputur dhe autoritarit”, thotë Chloe Morin, ekspert në kompaninë e sondazheve Ipsos.

“Duke i marrë veç e veç, secili shpërthim është i parëndësishëm. Por, akumulimi i tyre krijon një imazh shumë negativ. Dikush duhet t’i thojë atij të ndalojë”.

A kanë rëndësi të gjitha këto?

Presidenti ka edhe tre vjet e gjysmë të tjera në detyrë. Shumë kohë për ekonominë që të marrë kthesën.

Kjo është e vërtetë. Në krye të këtyre është fakti që në sistemin francez, presidenti është jashtëzakonisht i fuqishëm. Ai krijon motin e vet dhe të gjithë të tjerët vishen në përputhje me të.

Dhe ndërsa votuesit po i rrjedhim Macron për politikat e tij të brendshme, ata ende e pëlqejnë mënyrën sesi ai e ka ndryshuar imazhin ndërkombëtar të vendit.

Plus, opozita në Francë mbetet në gjendje nokdauni, siç thonë francezët. Jashtë tapetit.

Por, Emmanuel Macron përballet me dy sfida të mundshme, thonë komentatorët francezë.

Së pari për shkak se ai reagon më shumë se duhet ndaj listimit të keq, dhe nisë të ndryshojë taktikë – duke zbatuar masa taksash që kënaqin masat, për shembull, për të rifituar mbështetjen.

Ka disa shenja që ai që tani po e bën këtë me një plan të ri kundër varfërisë, dhe premtimin prej 6 miliardë eurosh shkurtime taksash në buxhetin e vitit 2019.

“Dhe kjo është shumë e ngjashme me politikën e vjetër, kur presidentët reagonin kështu menjëherë pas çdo sondazhi të opinionit publik”, thotë Morin.

Rreziku i dytë është Europa.

Vizioni idealist i Macron për një Bashkim Europian të ringritur do të vendoset në test në zgjedhjet e majit për BE-në. Por duhet të ketë kujdes nga Marine Le Pen, e cila është futur vrullshëm në lojë.

Një sondazh surprizë i javës së kaluar e vendoste partinë Marshimi Kombëtar në një nivel të krahasueshëm me Republikën në Marshim, lëvizjen e Macron.

Nëse ajo del e para – dhe duhet kujtuar që Fronti i saj Kombëtar i fitoi zgjedhjet në Francë për BE-në në vitin 2014 – atëherë do të jetë një goditje e rëndë për presidentin.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit