Shiten në ankand për 190 mln euro dorëshkrimet e Hitlerit

Mos i humb

Dorëshkrimet e Adolf Hitlerit u shitën, në ankand nga shtëpia bavareze Hermann Historica. Lajmi konfirmohet për Ansa-n nga drejtori Bernhard Pacher, i cili thotë se nuk kanë përfunduar në duart e neonazistëve, pasi i njeh shumë mirë blerësit. “Unë mund të garantoj se ata nuk përfunduan në duart e neo-nazistëve”.

“Dorëshkrimet e Hitlerit u shitën për 189,500 euro, plus 25% për çmimin: 3 klientët do të duhet të paguajnë gjithsej 228 mijë euro”, raporton ai.

Në ankand ishin shtatë dorëshkrime, katër u blenë nga një person, i cili do ta bëjë atë publik javën e ardhshme, dhe më pas ka mundësi që t’i dhurojë ato në një muze, “. Bëhet fjalë për një figurë të  njohur, me gjuhë amtare anglishten, por Pacher shton se nuk mund të zbulojë as emrin, as kombësinë, sipas kontratës.

Midis dorëshkrimeve kishte edhe një fjalim të mbajtur nga Hitleri në 1939, para togerëve të ushtrisë gjermane. Fuerher paralajmëroi se ai donte të “zgjidhte problemin hebre”, dhe kërkoi të përgatitej për luftë.

Ky dokument është shitur për 34 mijë euro. Ditët e fundit, në ankand, presidenti i organizatave hebraike në Evropë, Rabini Menachem Margolin, kishte kritikuar ashpër Hermann Historica, duke kërkuar që ankandi të “bojkotohej”. Ajo që i përkiste Hitlerit dhe kohës së tij “nuk duhet të ketë treg”, tha ai

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit