Shkatërrohet rruga që të çon në Kalanë e Lezhës

Mos i humb

Ende pa u bërë 6 vjet nga dita kur ka përfunduar restaurimi, rruga që të çon në Kalanë e Lezhës rrezikon të shkatërrohet.

Mëngjesin e së enjtes, pjesa e sipërme e murit mbajtës të kësaj rruge ka patur rrëshqitje dherash e gurësh. Rrëshqitja rrezikon seriozisht dy banesa të ndodhura në zonën A, zonë ku nuk janë lejuar legalizimet.

Nënkryetari i Bashkisë së Lezhës, Enver Hafizi, thotë se do të merren masa urgjente për rehabilitimin e murit të shembur dhe se për banorët e lagjes “Varosh” do të gjendet një mundësi tjetër kalimi, pasi duke kaluar në këtë aks, rrezikojnë çdo ditë.

“Do të marrim masa që ky mur të riparohet dhe mundësisht të gjehet një rrugëkalimi për lagjen. Jemi duke bërë monitorimin e rrugës, që rreziku nga gurët të eliminohet”, tha Hafizi.

Rruga që të çon në Kalanë e Lezhës përfundoi restaurimin e saj në 19 mars të vitit 2012. Ishte një investim që u bë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit