Franca duke formuar koloni në mbarë botën, veçanërisht në kolonitë e Afrikës ka kryer shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut në historinë e kolonializmit.
Gjurmët e shumë shkeljeve të Francës janë ende të dukshme, veçanërisht në vendet afrikane. Franca dominonte më shumë se 20 vende në Afrikën Perëndimore dhe Veriore me aktivitetet e saj koloniale të nisura në vitin 1524. Për 300 vjet, 35 për qind e Afrikës mbeti nën kontrollin francez.
Vendet si Senegali, Bregu i Fildishtë dhe Benini u përdorën si qendra të tregtisë së skllevërve të Francës në ato vite dhe të gjitha burimet në rajon u shfrytëzuan. Edhe kryengritjet e iniciuara nga vendet që Franca i vendosi të luftonin në radhët e tyre me premtimin e pavarësisë në luftërat botërore të saj u shtypën gjithashtu me forcë. Në periudhën koloniale që zgjati për pesë shekuj në rajon dhe në luftërat e pavarësisë kanë humbur jetën më shumë se 2 milionë afrikanë.
Ish-Ministri i Arsimit Kombëtar të Senegalit dhe historiani Iba Der Thiam, ka folur për Anadolu Agency (AA) për shkeljet e të drejtave të njeriut që ka kryer Franca dhe vendet evropiane gjatë periudhës koloniale në Senegal.
Ai ka vënë në dukje se anijet nga portet e ndryshme në Evropë kanë ardhur në rajonin ku u ekspozonin “skllevër të rinj e të shëndetshëm” të zgjedhur në Afrikë, i cili më i njohuri prej tyre ishte ishulli Goree në Senegal.
“Ishulli i Goree, ishte bërë pikë e takimit të tregtarëve të skllevërve për skllevërit e mbledhur nga rajone të ndryshme të Afrikës. Të burgosurit qëndronin në pritje për t’u nxjerrë në treg në pjesët e vogla ndarëse në shtëpitë e skllevërve, të lidhur me zinxhirë me njëri-tjetrin, ndërsa ata që vdisnin ose rebeloheshin hidheshin në det. Vlera e skllevërve meshkuj përcaktohej nga madhësia, pesha, gjatësia dhe gjendja e muskujve të tyre. Tek gratë dhe fëmijët merreshin për bazë situata dentare dhe ajo e përgjithshme shëndetësore”, tregon Thiam.
Në anijet me dy kate skllevërit qëndronin në katin e poshtëm, ndërsa tregtarët në katin e sipërm dhe në këtë mënyrë i dërgonin skllevërit nga Afrika në Evropë. Këtyre anijeve u ishte vendosur emrin “Tumberio” i cili në gjuhën portugeze ka kuptimin “varri që lundron”, tha ndër të tjera Thiam.
Përveç ishullit Goree në Senegal ndodhet edhe një qytet tjetër i famshëm për tregtinë dhe tregjet e skllevërve që është qyteti Saint-Louis, i cili ka emrin e mbretit Louis IV të Francës. Tregtarët evropianë që vinin në treg i zgjidhnin skllevërit “më të fortë dhe më të shëndetshëm” dhe i transportonin ato me anije në vende evropiane si Franca.
– 71 mijë afrikanë kanë vdekur për Francën
Lufta e Parë Botërore ishte një betejë ku jo vetëm ushtarët e vendet kundërshtare, por edhe shumë ushtarë të vendeve nën sovranitetin e këtyre vendeve kanë luftuar në ballë. Të gjitha fuqitë koloniale, veçanërisht Franca dhe Britania, kanë vendosur në vijat e para të frontit trupat ushtarake që ata krijuan nga skllevërit nga Afrika.
Një raport i publikuar në vitin 2011 nga Qendra Kërkimore e Robert Schuman rreth humbjeve të Luftës së Parë Botërore, ka vënë në dukje se 71,000 njerëz, kryesisht ushtarë kolonialë nga Maroku, Senegali, Algjeria, Tunizia dhe Madagaskari, humbën jetën duke luftuar në radhët e francezëve.
Ish-presidenti francez, Jacques Chirac, e pranoi këtë fakt gjatë një fjalimi për 100-vjetorin e betejës Verdun, një prej fronteve më të dhunshme të luftës. Chirac tha se ai i respekton dhe u është mirënjohës ushtarëve muslimanë dhe afrikanë të cilët vdiqën për Francën.
– Qindra mijëra që kërkuan pavarësinë u vranë
Edhe në Luftën e Dytë Botërore, Franca, e cila mori me detyrim një numër të madh të forcave ushtarake nga Afrika, gjithashtu shtypi me dhunë kryengritjet anti-koloniale që u zhvilluan pas luftës.
Mijëra algjerianë u vranë nga ushtarë francezë në protestat e nisura nga algjerianët të cilët luftuan në radhët e Francës me premtimin e pavarësisë deri pak kohë para se të përfundonte Lufta e Dytë Botërore. Ngjarjet e dhunshme vazhduan sistematikisht deri në vitin 1962 kur Algjeria fitoi pavarësinë nga ngjarjet që në histori njihen si masakrat “8 majit 1945 Setif dhe Guelma”. Në Luftën e Pavarësisë algjeriane humbën jetën 1 milion njerëz.
Franca gjithashtu luajti një rol aktiv duke dhënë mbështetje për puçistët në grushtin ndaj Frontit të Shpëtimit Islam, i cili fitoi raundin e parë të zgjedhjeve legjitime në Algjeri, dhe tërhoqi vëmendjen me retorikën anti-franceze. Më shumë se 100 mijë njerëz humbën jetën në konfliktin 11-vjeçar pas grushtit.
Qindra mijëra njerëz që vdiqën në shumë ngjarje, ku Franca ka patur rol drejtpërdrejt dhe indirekt, përkujtohen me ceremoni në shumë vende çdo vit.
– Franca ishte në dijeni që më parë për përgatitjet rreth masakrës në Ruandë
Franca përveç në ish-kolonitë e saj të mëparshme, ka kryer gjithashtu shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut edhe në vendet ku ka ndikim politik.
Është zbuluar se Franca ka patur një rol në gjenocidin e Ruandës në vitin 1994, ku vdiqën 800 mijë njerëz, i cili njihet si një nga gjenocidet më të mëdha të historisë njerëzore. Human Rights Watch (HRW), në një raport mbi gjenocidin në Ruandë, vuri në dukje se trupat franceze në rajon pak para gjenocidit u larguan nga zona duke mos vlerësuar informacionet e inteligjencës që morën dhe disa ushtarë francezë kanë mbështetur vetë masakrat.
Edhe Komisioni Kërkimor i Ruandës gjithashtu në një raport tjetër të publikuar në vitin 2008, kishte deklaruar se Franca kishte të dhëna për përgatitjet për masakrën dhe se ajo kishte siguruar armë dhe informacion për autorët e gjenocidit.
Mes dy vendeve u shkaktua një krizë politike, pasi presidenti i Ruandës, Paul Kagame, tha në vitin 2014 “se kanë përcaktuar saktë rolin e Francës në gjenocidin e Ruandës”. Shumë padi ndërkombëtare vazhdojnë ende kundër Francës në lidhje me gjenocidin në Ruandë.
– Diskriminimi me punëtorët marokenë
Punëtorët që erdhën në këtë vend nga vendet që pësuan humbje të mëdha dhe ekonomitë e të cilëve u shkatërruan në luftërat e pavarësisë kundër Francës, janë punësuar në kushte më të rënda dhe me paga më të ulëta sesa francezët. Pas kësaj, marokenët e vendit u janë drejtuar gjykatave.
Nëpërmjet një vendimi gjyqësor është konfirmuar se Administrata Kombëtare e Hekurudhave (SNCF) në Francë ka kryer diskriminim në kontratat dhe kushtet e punës për punonjësit që kishin ardhur nga Maroku në vitet 1970.
Gjykata vendosi që punëtorët marokenë kishin të drejtë dhe dënoi SNCF-në që të paguante 230.000 euro për kompensimin e punëtorëve. Çështja, e cila zgjati 15 vjet, ka një rëndësi simbolike nga pikëpamja e shkeljeve të të drejtave të njeriut nga Franca në periudhën post-koloniale. Vendimi i gjykatës tregoi se punëtorët marokenë nëpërmjet nënshkrimeve të kontratave të ndryshme për ndërtimet e metrove dhe ato hekurudhore, janë detyruar që të punonin më shumë se orari normal i punës dhe se janë privuar nga disa të drejta, si paga për dëmshpërblim nga largimi nga puna.
Ka shumë raste ku emigrantët në Francë kanë hapur padi ndaj shumë institucioneve publike dhe kompanive private me baza të ngjashme./Rtv islam/


