Paraburgim për italianin që plagosi gjashtë afrikanë

Mos i humb

Autoritetet italiane kanë shqiptuar masën e paraburgimit për Luca Trainin, nën dyshimin se kreu sulmin e armatosur të së shtunës në qytetin italian Macerata, ku plagosi gjashtë afrikanë.

Siç bën të ditur agjencia italiane e lajmeve ANSA, Traini, është personi i cili të shtunën hapi zjarr në qendër të qytetit.

Mes tjerash, ai do të gjykohet edhe për “posedim të armës me qëllim të keqpërdorimit dhe masakrës për arsye raciste”.

“Isha në automjet duke shkuar në palestër. Në radio dëgjova rrëfimin për Pamelën (Mastropietro, një 18 vjeçare e vrarë ditë më parë nga një 29 vjeçar nga Nigeria) dhe u ktheva për të marrë armën”, ka thënë Traini në deklaratën e parë në polici.

Përveç kësaj, policia gjatë bastisjes së shtëpisë së nënës së Trainit ka gjetur librin e Adolfa Hitlerit dhe disa sende të tjera të cilat kanë lidhje me të djathtën ekstreme. Aktualisht, policia është në kërkim të kompjuterit të të arrestuarit.

Kryeministri italian, Paolo Gentiloni, lidhur me sulmin në fjalë tha se urrejtja dhe dhuna nuk do të përçajnë vendin e tij, duke u zotuar se përgjegjësit do të dënohen.

Rikujtojmë se Luca Traini gjuajti me armë zjarri në drejtim të kalimtarëve me prejardhje nga Mali, Nigeria dhe Gana. Pas sulmit, Traini u ndal tek përmendorja në shesh ku dhe brohoriti “Rroftë Italia” duke theksuar përshëndetjen e nazistëve./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit