Shkoi për peshkim, polumbarë e familjarë në kërkim të Tofik Xhikës

Mos i humb

Vijojnë kërkimet për 49-vjeçarin Tofik Xhika që dyshohet të jetë mbytur mbrëmjen e djeshme në ujërat e lumit Drin.

Sipas burimeve Xhika kishte lënë makinën tek lokali i fshatit Fushë Alie dhe kishte shkuar për të peshkuar në lumin Drin.

Po ashtu një palë atlete janë në buzë të lumit, që dyshohet se 49-vjeçari i ka hequr para se të nisë peshkimin.

Por ai nuk gjendet më dhe kanë qenë familjarët që kanë dhënë alarmin në polici.

Kërkimet për gjetjen e tij nisën që dje por u ndërprenë për shkak të errësirës për të rinisur sot.

Banorët kërkojnë ndihmën e polumbarëve, pasi kanë kërkuar në një gjatësi prej 2 km, dhe nuk kanë mundur ta gjejnë trupin e 49 vjecarit.

Familjarët kanë hedhur akuza për mungesë të mjeteve të duhura për kërkimin e trupit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit