Shkolla në Mengel, banorët bllokojnë rrugën Elbasan-Librazhd, përplasen me policinë

Mos i humb

Prindër e nxënës përshkallëzuan protestën e tyre për shkollën e mbyllur në Mengël të Elbasanit. Banorët bllokuan aksin Elbasan – Librazhd duke protestuar në atë pjesë të rrugës që kalon pranë fshatit Mengël. Nxënësit janë ulur në rrugë, në shenjë proteste për shkollën e mbyllur.

Ndërkohë që radhë të gjata me automjete dhe drejtues të zemëruar nga vonesa u krijuan në këtë aks për mbi 3 orë.

Zyrtarët thonë se godina e shkollës është e rrezikshme pasi ka pësuar dëme nga tërmeti i vitit të kaluar. Por megjithëse u është ofruar transporti falas për të ndjekur shkollën në Elbasan, prindërit nuk e pranojnë këtë zgjidhje. Që kur nisi ky vit shkollor, nxënësit me çanta në shpinë mblidhen para shkollës, ku madje prindërit e tyre hapën me forcë dyert e ndertesës pak ditë më parë.

Për të penguar hyrjen e tyre në shkollë, të hënën dera e shkollës u mor në ruajtje nga policia. Bashkia Elbasan akuzon degën e Partisë Demokratike të qytetit se po e politizon këtë protestë duke mbështetur banorët të kërkojnë një shkollë që rrezikon të shembet./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit