Shkollat teknike të rajonit themelojnë rrjet për pjesëmarrje në fondet e BE-së

Mos i humb

Shkollat e mesme teknike nga Maqedonia, Shqipëria, Serbia, Greqia dhe Bullgaria, do të themelojnë një rrjet rajonal të shkollave të mesme teknike, përrmes të cilit do të aplikojnë për pjesëmarrje të përbashkët në projektet dhe fondet e Bashkimit Europian me të cilat synohet aftësimi i nxënësve që të jenë konkurues në tregun e punës.

Për këtë arsye, në Shkup ka filluar konferenca me temë “Ndërtimi i përvojave me projekte për përmirësimin e mekanizmave për arsimim më të mirë praktik në rajon”.

Bashkëorganizartorja e konferencës, drejtorja e shkollës së mesme Teknike, Vasko Tasevski në Shkup, Biljana Gligorova, tha se institucioni i saj, në periudhën e kaluar ka bashkëpunuar nga afër me shkollat e shteteve të lartpërmendura, duke themeluar të ashtuquajturin rrjet i miqve, përmes të cilit do të aplikojnë për mjetet që ndan Bashkimi Europian të cilat mundësojnë arsim më të mirë profesional i cili do të aftësojë nxënësit të jenë konkurrues në tregun e punës.

“Nisma për këtë konferencë të parë rajonale, është produkt i bashkëpunimit me qendrën zhvillimore AKET nga Thesalia, dhe shpresoj të bëjmë hapin e parë drejtë rrjetëzimit rajonal të shkollave profesionale të mesme, duke ecur drejt rrugës së trasuar për të përdorur të gjitha përvojat e njëri tjetrit për shfrytëzimin e mekanizmave për arsim më të mirë praktik”, tha Gligorova.

Konferencën e përshëndeti edhe nikoqiri i saj, kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski, sipas të cilit kjo konferencë ka një rëndësi të veçantë, sepse frutet e saj mund të rezultojnë me bashkëpunim tejkufitar për pjesëmarrje të përbashkët në fondet ndërkombëtare, të cilat nga ana e tyre do të mundësojnë nxënësve, aftësim më të mirë profesional, të nevojshëm për tregun e punës.

Akilis Kostulas nga Qendra për zhvillim AKET, bëri një sqarim të organizatës, për të cilën tha se në fokus të punës së saj është bashkëpunimi rajonal në tërë Europën. Kostulas shprehu bindjen se më në fund, ky rajon do të fillojë me një bashkëpunim konkret, përmes zyrtarizimit të rrjetit të shkollave profesionale.

“Jemi këtu të ndajmë me ju përvojat tona lidhur me fondet e Bashkimit Europian. Qëllimi im është që ky rrjet të këmbejë idetë për aktivitetet e përbashkëta që mund të ndërmerren, si një pikënisje për projektet zhvillimore, pavarësisht nëse do të financohen nga fonde rajonale apo të BE-së”, tha ai.

Eksperti grek tha se me padurim pret të dëgjojë për kërkesat dhe nevojat e shkollave nga Maqedonia si dhe për objektivat që kanë, në mënyrë që të mund të ndajë përvojat e Greqisë.

Konferenca e sotme do të përfundojë me nënshkrimin e një Memorandumi të bashkëpunimit për themelimin e rrjetit rajonal të shkollave teknike për pjesëmarrje të përbashkët në projektet dhe fondet ndërkombëtare./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit