‘Shkrirja’ e Krimeve të Rënda/ 100 dosje VIP kalojnë tek SPAK, 1000 procedime iu nisen prokurorive të rretheve

Mos i humb

Mbi 1000 procedime penale të cilat janë duke u ndjekur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet që brenda datës 19 dhjetor të transferohen në rrethe ndërsa një numër më i vogël afro 100 t’i kalojnë për kompetencë SPAK njohur ndryshe si prokuroria kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Report Tv ka mësuar se prej fillim javës prokurorët e krimeve të rënda kanë nisur inventarizimin e dosjeve dhe dorëzimin e tyre në sekretari me vendime mos kompetence e transferime në rrethe si dhe kalimi për kompetencë e SPAK.

Mënyra e dorëzimit të dosjeve pranë SPAK, prokurorisë e cila pritet të funksionojë në të njëjtën godinë në të cilën aktualisht janë krimet mësohet se do të bëhet pas një udhëzimi që do të nxjerrë kryeprokurori i ri Olsian Cela.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit