Një zjarr ka rënë në tregun e rrobave të përdorura në Shkodër. Raportohet se zjarri është i përmasave të mëdha dhe rrezikohen edhe banesat pranë. Sipas gazetarit, një banesë që nuk dihet nëse është e banuar, është shkrumbuar.
Forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve.
“Zjarri ka rënë pak minuta më parë ndërkohë që zjarrfikësit po bëjnë të mundur lokalizimin e zjarrit, duke qenë se tregu ndodhet mes banesave por kufizohet edhe me një shkollë. Po punojnë në dy krahë.
Në një anë, në terrenin sportiv të shkollës, po mundohen të lokalizojnë zjarrin.
Zjarri është i përmasave të mëdha pasi ka rroba aty. Tregu ka qenë i mbyllur por kemi disa banesa që janë të kufizuara.
Njëra, nuk kam informacion nëse është e banuar me njerëz, është djegur në këto momente.
Rreziku është që flakët mund të përhapen edhe në banesa. Kemi edhe pallate dhe shtëpi private në këtë treg.
Banorët kanë dalë jashtë dhe një pjesë iu kanë ardhur në ndihmë edhe forcave zjarrfikëse.”