
Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti i ka hek ‘gajlën’ kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj se opozita nuk i ka ende numrat për ta rrezuar qeverinë e tij. Sipas Ahmetit po të ishin këta numra qysh sot do ta qonin vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme, por jo me vota të Listës Serbe.
“Me i pasë votat na sot e kishim rrëzuar Qeverinë”, ka thënë Ahmeti në pytjen e Kosova Post në prani të Haradinajt, por ka bërë me dije se deri atëherë duhet të kryen punët që ai dhe kryeministri kanë nën menaxhim.
“Me Listën Serbe nuk jemi të interesuar ta rrëzojmë Qeverinë. Në kohën kur kemi taksën, dialogun, nuk është mirë që vendimi për rrëzim të merret në Beograd”, tha Ahmeti.
Në anën tjetër kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se nuk ka frikë nga ky vendim, madje edhe po të shkojë nesër nuk prish punë sepse siç tha ai do mbahet mend për punët që ka bërë.
“Nëse janë 61 vota, unë me respekt e pranojë verdiktin e Kuvendit. Kush është në pushtet ka frikë gjithmonë që po e rrëzojnë. Unë jam ndryshe s’e kam këtë frikë – mendoj në atë drejtim, por nuk ndalem duke punuar. Ma mir e kom pas jetën në opozitë, tash kam më shumë obligime. Sikur do të jetë dita e fundit do të mburresha se edhe pse po shkoj kam bërë diçka”, tha Haradinaj.


