Shpërthen transformatori, plagosen 3 punëtorë në autostradë

Mos i humb

Një transformator i tensionit të lartë ka shpërthyer sot në autostradën Tiranë – Durrës.

Për rrjedhojë, 3 punëtorë janë lënduar. Dy nga punëtorët e lënduar janë në një gjendje më të rëndë shëndetësore.

Ata janë dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 12.00,  në autostradën Tiranë – Durrës në afërsi të një objekti në rekonstruksion si pasojë e një shkëndie  elektrike ka shpërthyer një transformator elektrik.

Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të dëmtuar 3 punonjës e këtij objekti  shtetasit GJ. S, S. Ç dhe F. Ç të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e metejshëm të rrethanave të ngjarjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit