Shpërthim me eksploziv gjatë natës në Pogradec

Mos i humb

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Vërdovë të Pogradecit.

Rreth orës 22:50, në portën e jashtme të murit rrethues, të banesës së shtetasit A. Xh., 44 vjeç, ka shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ku është dëmtuar porta e jashtme e oborrit dhe xhamat e derës së jashtme së banesës.

Nga ana e policisë, po punohet për identifikimin, kapjen e autorit/ve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit