Shpërthim në Idlib, disa të vdekur

Mos i humb

Të paktën shtatë civilë kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një sulmi me bombë në qendrën e qytetit verior të Sirisë, Idlib.

Drejtori i Mbrojtjes Civile të Idlibit (Helmetat e Bardhë), Mustafa Haxh Jusuf, në deklaratën për AA tha se, si pasojë e shpërthimit të një bombe të vendosur në qendrën e qytetit kanë humbur jetën të paktën shtatë civilë dhe janë plagosur 30 të tjerë.

Përgjegjësinë mbi sulmin ende nuk e ka marrë askush.

Idlibi, i cili gjendet në veri të Sirisë në afërsi të kufirit me Turqinë, ishte shpallur “zonë e deeskalimit” nga ana e Turqisë, Rusisë dhe Iranit në mbledhjen e mbajtur më 4-5 maj të vitit 2017 në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit