Vonesat e reformës, vonojnë edhe gjykimet. Mungojnë gjyqtarët në Tiranë

Mos i humb

Në gjykatën e Tiranës ka vonesa në shqyrtimin e çështjeve. Arsyeja është mungesa e numrit të gjyqtarëve.

Punën e 70 prokurorëve me qindra dosje secili duhet ta përballojnë 24 gjyqtarë, ndërsa nevojat janë për të paktën 50 gjyqtarë që të shqyrtojnë vetëm çështjet penale.

Një prej tyre është edhe anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Gerd Hoxha njëkohesisht gjyqtar penalist në gjykatën e Tiranës.

“Unë aktualisht kam 70 çështje themeli në gjykim, që do të thotë se unë nuk kam as kohë për t’i analizuar dhe studiuar dosjet dhe për të dhënë një vendim cilësor. Ajo që po kërkonte publiku për rritjen e shpejtesise dhe cilesise nuk po arrihet”, thotë gjyqtari Gerd Hoxha.
Sipas Hoxhës kjo është pasojë e mos marrjes së mendimeve të gjyqtarëve nga grupi i punës që hartoi propozimet.

“Asnjë gjyqtar i gjykatës së Tiranës dhe Apelit nuk u thirr nga grupi i punës. Edhe propozimet që i dërguam me e-mail nuk u morën parasysh”, vijoi Hoxha.

Hoxha apelon për rishikim të dispozitave të reja në kodin e procedurës penale por në mënyrë të menjëhershme apelon për shtimin e numrit të gjyqtarëve./Top Channel/

Artikulli i mëparshëm
Artikulli i rradhës
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit