Shpërthim në Indonezi, 7 të vdekur

Mos i humb

 

 

Së paku shtatë persona kanë humbur jetën gjatë sulmit me bombë i cili sot në mëngjes është kryer ndaj një qendre policore në qytetin e dytë më të madh indonezian, Surabaya.

Frans Barung Mangera, zëdhënësi i policisë në krahinën indoneziane Java Lindore, njoftoi se një autobombë shpërtheu para qendrës policore dhe postbllokut kontrollues në rrugën frekuentuese Sikatan në qendër të qytetit.

Dje në Surabaya gjatë tre sulmeve të ndara me bombë mbi kisha janë vrarë së paku 13 persona, ndërsa 41 të tjerë janë plagosur, ndërsa edhe së paku tre persona tjerë kanë humbur jetën gjatë shpërthimit të bombës në vendin Sidoarjo.

Policia njoftoi se dy rastet e djeshme janë të lidhura. Sulmet mbi kishat i kryen pjesëtarë të një familje gjashtëanëtarëshe të cilët janë kthyer nga Siria. Sulmuesit kanë qenë të ndërlidhur me degën lokale të organizatës terroriste DEASH./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit