Shpërthim para ambasadës amerikane në Pekin

Mos i humb

 Dëshmitarët përmes rrjeteve sociale kanë bërë të ditur se para ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në kryeqytetin e Kinës, Pekin ka ndodhur një shpërthim.

Fotografitë e publikuara sot në Twitter tregojnë një re të madhe të tymit dhe automjete policore rreth objektit të madh në pjesën verilindore të Pekinit.

Nga policia ende nuk ka lajmërim zyrtar se për çfarë bëhet fjalë. Ende nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për zjarr ose shpërthim. Sipas informacioneve të mediave kineze, është arrestuar një grua e cila ka spërkatur veten me benzinë.

“Global Times”, një gazetë nga Partia Komuniste në pushtet, njoftoi se policia rreth orës 11 sipas kohës lokale “strehoi gruan që spërkaste veten me benzinë në një përpjekje të dyshimtë për vetëndezje”.

Kina dhe SHBA-të gjenden në mes të kontestit tregtar, ndonëse Amerika edhe më tej është destinacion i popullarizuar për turistët, studentët dhe emigracionin kinez.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit