Shqipëri, arrestohen dy shtetas turq

Mos i humb

Policia Kufitare në Aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas të Shqipërisë ka arrestuar një çift nga Turqia të cilët akuzohen për falsifikim të dokumenteve.

Në një njoftim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shqipërisë thuhet se specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, arrestuan në flagrancë Ozan I., 21 vjeç dhe Elif I., 18 vjeçe, të lindur dhe banues në Turqi.

“Shtetasit e mësipërm, janë të fejuar dhe janë ndaluar nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në dalje, pasi janë kapur me dokumente udhëtimi angleze të falsifikuara. Këta shtetas do të udhëtonin në drejtim të Londrës, të cilët kishin hyrë në Shqipëri disa ditë më parë nga Turqia”, thuhet në njoftim.

Dy shtetasit turq janë arrestuar për veprat penale “Falsifikimi i pasaportave, letërnjoftimeve ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve” e kryer në bashkëpunim.

Kujtojmë se në muajt e fundit janë arrestuar në Shqipëri disa shtetas turq të akuzuar për falsifikimin e dokumenteve. /Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit