Shqipëri-Gjermani, intensifikim bashkëpunimit në luftën ndaj krimit

Mos i humb

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, priti në një takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner dhe përfaqësuesit e Zyrës Federale Kriminale (BKA) në Tiranë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë dhe profesional me Zyrën Federale Kriminale të Gjermanisë dhe përfaqësuesit e saj në Tiranë, shkëmbimin e shpejtë të informacioneve dhe operacionet e përbashkëta mes dy policive.

“Globaliteti i botës së krimit, që me zhdërvjellësi synon të arrijë qëllime kriminale, duke cenuar ligjin, rendin e sigurinë, na shtyn ne, si institucione e agjenci të zbatimit të ligjit, të jemi më pranë njëri-tjetrit. Ne kemi për detyrë t’ju garantojmë qytetarëve tanë rend e siguri. Në një botë gjithnjë e më të hapur, kjo realizohet vetëm me ndërveprim, operativitet dhe profesionalizëm”, u shpreh Rrumbullaku.

Në këtë kuadër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit vlerësoi kontributin e veçantë për bashkëpunimin mes dy policive të Holger Primas, i cili përfundoi detyrën e tij si oficer i kontaktit të BKA-së në Shqipëri.

Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku i dha Holger Primas certifikatën “Për shërbime të dalluara”.

Nga ana e tij, ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner, falënderoi Policinë e Shtetit për bashkëpunimin. “Siguria juaj është edhe siguria jonë”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit