Shqipëri-Itali-Ticino/ Shkatërrohet trekëndëshi i trafikut të drogës në Zvicër

Mos i humb

Një rrjet trafikantësh droge është çmontuar në Zvicrën qendrore.

Anëtarët ishin nga Shqipëria , Italia dhe Ticino.

Ky është trekëndëshi i qarkut të tregtimit të kokainës dhe heroinës i çmontuar nga policia.

Konkretisht u bënë nëntë arrestime, mes tyre dy gra dhe u sekuestruan drogë, armë dhe para

Sipas hetimeve grupi është përgjegjës për shitjen e 10 kg kokainë dhe 600 gr heroinë midis prillit dhe dhjetorit 2020 dhe lënda narkotike ishte e importuar nga Shqipëria.

Pandemia e Covid-19 nuk e kishte ndalur trafikun.

Kjo theksohet nga hetimet e Policisë të cilat nënvizojnë se si kriza e lidhur me urgjencën shëndetësore nuk ka pasur një ndikim të rëndësishëm.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit