Policia kap “mat” shqiptarin dhe italianin, po bënin shkëmbimin

Mos i humb

Policia italiane arrestoi një ditë më parë një 33-vjeçar shqiptar në Reggio Emilia, i cili shpërndante lëndë narkotike në zonë.

Operacioni u krye pranë një bari në qytet ku policia ndërhyri teksa 33-vjeçari shqiptar i quajtur Enri Macaj po shkëmbënte drogën e një italian të quajtur L Selvitella.

Policia zbuloi se Macaj i kishte dhënë italianit 22 gramë kokainë.

Macaj kishte edhe 6 gramë kokainë me vete, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpi i gjetën edhe 9 gramë të tjera.

Të dy ata dolën sot paradite para gjykatës, e cila dha masën e sigurisë “arrest me burg”. Shqiptari akuzohet se ka shpërndarë lënde narkotike, ndërsa po hetohet edhe italiani për të zbuluar nëse ishte shpërndarës apo përdorues.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit