“Shqipëria do të armatoset me sistemin antitank”, ministri Peleshi: Nuk ka vend për panik, ne na mbron NATO

Mos i humb

Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të kenë pjesë të tyre një nga sistemet më të mira raketore antitank “Javelin”. Lajmi u konfirmua nga vetë Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Nga Pogradeci, ministri sqaroi për gazetarët se kjo është në kuadrin e modernizimit të Forcave të Armatosura.

Megjithatë ministri ka qetësuar me faktin që nuk ka nevojë të përhapet panik, pasi kjo nuk ka lidhje me një kërcënim të mundshëm.

“E konfirmoj është e vërtetë, është në kuadrin e modernizimit të forcave tona të armatosura, rritjes së kapaciteteve tona, të plotësimit te objektivave të kapaciteve.

Sistemi raketor antitank që po prodhohet nga kompania amerikane më e madhja në botë e indrustrisë ushtarake, është e vërtetë që ne kemi porosinë tonë aty si pjesë e gjithë rrugëtimit tonë, forcimit, forcave të armatosura, modernizimit, rritjes së sigurisë dhe mbrojtjes së vendit tonë.

Nuk ka kërcënim, mos krijojmë panik, ne jemi në Nato, na mbron neni 5 i traktatit të Natos, hapësira e Natos është e paprekshme por natyrisht ne do të ndjekim ritmin e NAtos për tu forcuar si pjesë e një aleance difensive.

E theksoj Nato sado e fuqishme që është nuk është kërcënim për botën, për Rusinë, për rajonin, sepse është një forcë jo onfensive nuk ka për qëllim të kërcenojë por ka për qëllim të garantojë mbrojtjen e vetë.

Ne i përkasim një rendi botëror t bazuar te rregullat i cili duhet thënë që pas agresionit Rus në Ukrainë, është tronditur fort dhe po na fut në një epokë të re. Nuk është një çudi në kuptimin që ne kemi edhe shumë procese të tjera, blerje të tjera apo donacione të tjera si ky nga partneri ynë strategjik apo partnerë të tjerë në NATO.

Ne zgjedhim vende të Natos për të shkëmbyer, dhënë dhe marrë kapacitete, armatim, modernizim të forcave tona.

Nuk e çmojmoj me vend që në këto momente të flas për shifra dhe numra por bëhet fjalë për një sistem që është risi, sistem raketor antitank që është më i miri në botë”, është shprehur ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit