Shqiptarët bllokohen sërish në Han të Hotit: S’na njohin testet, kërkojnë ta bëjmë këtu 23 euro

Mos i humb

Për të dytën ditë me radhë, situata paraqitet problematike në pikën kufitare të Hanit të Hotit.

Punëtorëve shqiptarë që shkojnë për të punuar në Mal të Zi, u kërkohet çdo ditë tampon për të kaluar.

Në një prononcim për mediat, një nga punëtorët, u shpreh se edhe pse ai ishte i pajisur me vaksinë anti-COVID sërish nuk është lejuar për të kaluar në vendin fqinj, ndërsa i bëri thirrje qeverisë që të merret dhe të normalizojë këtë problematikë.

“Na kanë kthyer për testet.

Testet nuk mund t’i përballojmë që të bëjmë 23 euro.

Ne dalim çdo ditë.

Është i papërballueshëm.

Kemi dy vite që punojmë në Malin e Zi. Nuk mund të përballojmë, 20 euro marrim ditën e punës” – thotë një prej qytetarëve.

Një tjetër me lot në sy thotë se ky çmim është i papërballueshëm pasi nga puna që bën në Malin e Zi, merr 20 euro në ditë.

Punëtori shprehet se ka marrë para borxh për të bërë testin e shpejtë në doganë që kushton 20 euro dhe është i vlefshëm vetëm për 48 orë.

“Më mashtrojnë dhe kur vij këtu nuk më lënë të kaloj.

Vetëm me vjedh.

20 euro unë punoj gjithë ditën në beton. Unë jam sakat, i kam këmbët e sëmura.

Vetëm me na vjedh dhe për të na mashtruar” – tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit