Shteti në “Blackout” pas bllokimit të e-Albania/ Kadastra njofton qytetarët: Nuk mundësohet aplikimi për shërbimet kadastrale deri në…

Mos i humb

Pas Kryeministrisë, AKSHI-t, Ministrisë së Arsimi, Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme edhe Kadastra njofton qytetarët për bllokimin e punës për shkak të sulmit kibernetik mbi shërbimet online.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës njofton qytetarët se nuk mundësohet aplikimi për shërbimet kadastrale nëpërmjet e-Albania, deri në një njoftim të dytë.

“Të nderuar Qytetarë!

Sikurse jeni në dijeni, Platforma Qeveritare po përballet me sulme kibernetike nga jashtë vendit.

Të ndodhur në këtë situatë Agjencia Shtetërore e Kadastrës me keqardhje Ju bën me dije, se nuk mundësohet aplikimi për shërbimet kadastrale nëpërmjet e-Albania, deri në një njoftim të dytë.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin! 🙏🏼”, deklaron Kadastra.

294160329 425003539673277 4381377570418352183 N
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit