Treni përplaset me një makinë, dy të lënduar rëndë

Mos i humb

Një tren nga Appenzeller Bahnen u përplas dhunshëm me një makinë në një mbikalim në Wasserauen (AI) dhe më pas doli nga shinat.

Të tre personat që udhëtonin në makinën e pasagjerëve u lënduan dhe u desh të dërgoheshin në spital me shërbimin Rega.

Në aksident, dy pasagjerët, një 39-vjeçar dhe tjetri 21-vjeçar kanë pësuar lëndime të rënda, ndërsa shoferi 55-vjeçar i veturës është lënduar në masë të lehtë, sipas policisë kantonale të Appenzell Innerrhoden, shkruan srf.ch. Drejtuesi i trenit dhe pasagjerët e paktë në tren nuk kanë pësuar lëndime.

Sipas policisë, treni i kompanisë Appenzeller Bahnen ishte duke u nisur nga Wasserauen në drejtim të Appenzellit pak para orës 11:30.

Në të njëjtën kohë, 55-vjeçari donte të kalonte makinën e tij përmes një mbikalimi të siguruar. Për pasojë, ndodhi përplasja.

Shkatërrimi i makinës ishte total, ndërsa dëmet që ka pësuar treni mund të të arrijnë në disa qindra mijëra franga.

Një vinç special u desh të vendosej për të shpëtuar përbërjen e trenit.

Shërbimi i trenave në këtë pikë do të qëndrojë i pezulluar deri në fund të ditës.

Gjatë kësaj kohe do të qarkullojnë autobusët zëvendësues.

Për ngjarjen është informuar Bordi Zviceran për Hetimin e Aksidenteve (Sust).

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit