Në mjekësinë popullore konsiderohet edhe si ilaç për mëlçi dhe zorrë, ndërsa në industrinë kozmetike qëmoti është i njohur ndikimi i tij i mirë në vitalitetin e lëkurës.
Po ju propozojmë që në ditët e ardhshme të muajve të nxehtë të freskoheni me pijen e ftohtë nga trëndafili, përgatitja e së cilës vërtet nuk kërkon shumë kohë dhe shkathtësi të mëdha kulinare.
Përgatitja:
- Tri të katërta e enës me vëllim prej 5 litrash mbushni me petale trëndafili.
- Shtoni 4 kg thartirë limoni, mbushni me ujë pothuajse deri në grykë. Mbuloni me pjatë, ose me kapak.
- Lërini dhjetë ditë në diell. Kulloni.
- Qitni sheqer (aq sa keni litra lëng, aq nevojitet sheqer).
- Përzieni dhe lini të qëndrojnë në enë të mbuluar derisa sheqeri të shkrihet. 6. Shurupin qiteni në shishe dhe mbylleni mirë.
Vërejtje: Përdorni vetëm trëndafila të kopshtit tuaj, përkatësisht ata për të cilët jeni të sigurt që nuk janë spërkatur me pesticide. /Kosova post/