Si ta Dalloni Aneminë e Shkaktuar nga Mungesa e Hekurit – Ushqimet që ju Duhen

Mos i humb

Njeriu mund të ketë mungesë hekuri në organizëm për shkaqe nga më të ndryshmet, ku përfshihet ushqyerja e keqe, sëmundjet kronike, mosha dhe gjinia.

Trupi e përdor hekurin për të prodhuar hemoglobinë.

Hemoglobina transferon oksigjenin në të gjithë trupin.

Mungesa e hekurit nënkupton më pak oksigjen në organizëm dhe fillimin e anemisë.

Njerëzit Më Të Rrezikuar Nga Anemia E Shkaktuar Nga Mungesa E Hekurit

Gratë

Gratë janë më të rrezikuara nga mungesa e hekurit për shkak edhe të ciklit të tyre menstrual.

Gratë shtatzënë nga ana tjetër kanë nevojë edhe për suplementë të hekurit.

Të Moshuarit

Me kalimin e moshës, oreksi është gjithnjë në rënie.

Vaktet pakësohen dhe sasia e hekurit e marrë nga ushqimit gjithashtu.

Njerëzit Që Marrin Medikamente

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, përdorimi i medikamenteve të ndryshme shteron sasitë e hekurit në organizëm.

Ilaçet për hollimin e gjakut siç është aspirina, e të tjera si këto kanë efekt negativ sa i përket sasive të hekurit.

Njerëzit Që Vuajnë Nga Sëmundjet Kronike

Sëmundjet që shkaktojnë humbje të gjakut siç janë ulçera apo tumori i zorrës së trashë, janë shpesh shkaqe të fshehura të mungesës së hekurit.

Diagnostikimi i Anemisë

Anemia e shkaktuar nga mungesa e hekurit mund të zbulohet falë analizave të gjakut.

Megjithatë, janë simptomat që vërehen nga vetë pacientët që tregojnë më shumë për sëmundjen.

Siç e përmendëm, lodhja edhe pas gjumit, të ftohtit të vazhdueshëm, zverdhja e duarve dhe këmbëve, ethet dhe plogështia janë disa prej tyre.

Si Trajtohet Mungesa E Hekurit Në Organizëm

Trajtimi i anemisë së shkaktuar nga mungesa e hekurit nis me përmirësimin e regjimit ushqimor.

Burime Të Mira Ushqimore Të Hekurit

Burime të mira ushqimore të hekurit janë:

  • Spinaqi,
  • Agrumet,
  • Boronicat,
  • Gocat e detit,
  • Gjalpi i kikirikut,
  • Farat e kungullit,
  • Fasulet dhe thjerëzat,
  • Frutat e thata.

Sa i përket suplementëve, ato mund të merren vetëm nëpërmjet mjekut.

AgroWeb.org ju këshillon që ushqimet e mësipërme t’i shoqëroni me ushqime me vitaminë C, si agrume, speca, luleshtrydhe etj

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit