Si të Përdorni Aloe Verën për Shëndetin e Dhëmbëve

Mos i humb

E hëna nis me rënie të shifrave, Kosova regjistron 11 viktima dhe 539 raste të reja me COVID-19

Kosova ka nisur këtë javë me një rënie të shifrave nga COVID-19. Në krahasim me të dielën, sot Kosova ka regjistruar më...

Presidenti Meta vendos datën kur hidhet shorti për zgjedhjen e anëtarëve të KED: Ftoj KLGJ dhe KLP…

Presidenti Meta njofton se më 4 dhjetor do hidhet shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) që...

Kryediplomati i Ukrainës: Marrëdhëniet me Turqinë në nivelin më të mirë

Marrëdhëniet midis Ukrainës dhe Turqisë janë "në nivelin më të mirë", deklaroi ministri i Jashtëm i Ukrainës. "Ne jemi...

Trump përgatitet të lërë Shtëpinë e Bardhë: Sigurisht që do e bëj nëse…

Presidenti i SHBA, Donald Trump po përgatitet të lërë Shtëpinë e Bardhë pas humbjes në zgjedhejt e 3 nëntorit.

Vetitë e mrekullueshme të aloe verës në trup janë të mrekullueshme dhe të gjithanëshme.

Kjo bimë e veçantë, është një anti inflamator shumë i vlefshëm për organizmin dhe një burim antioksidantësh.

Për këto arsye përdorimet e saj mund ti hasni gjatë gjithë kohës si në kujdesin e jashtëm të trupit ashtu edhe për të gjithë organizmin.

Në artikullin e sotëm AgroWeb.org ju tregon se si ta përdorni fare lehtë për dhëmbë të shëndetëshëm.

Kjo zgjidhje do të jetë një shpëtim i vërtetë sidomos për të gjithë ata që kanë probleme me mishrat e dhëmbëve apo acarime të tjera orale.

Kur duhet të tregoni kujdes

Pjesa e gojës është ndër më delikatet dhe të bezdisshmet nëse nuk është në formën e saj më të mirë.

Nëse ndjeni dhimbje të vazhdueshme, fryrje apo acarim të gojës do të thotë se ndonjë faktor apo bakter i keq po j’ua shkakton këtë.

Në këtë problem shumë shqetësues, lëngu i aloe verës mund t’ju ndihmojë.

Lëngu dhe xheli i kësaj bime jo vetëm që do t’ju qetësojnë acarimet e mëparshme, por do të parandalojnë edhe krijimin e baktereve të tjera të këqija.

Ekspertët thonë se, përdorimi i aloe verës ka treguar se është një sukses i vërtetë për të gjithë ata që vuajnë nga gingivet, perodontiti apo irritime të momentit.

Këtë e tregojnë edhe të dhënat e një studimi të cilit i referohet AgroWeb.org, ku morën pjesë 15 persona që vuanin nga perodontiti.

Të gjithë pjesëmarrësit treguan shenja përmirësimi, pas shpëlarjes së gojës me xhelin e aloes për disa kohë me radhë.

Kjo pasi vetitë e saj anti inflamatore arrinë të qetësojnë dhimbjet dhe irritimet në shumë pak kohë.

Si ta përdorni

Përdorimi i xhelit të aloe verës si një mjekim për dhëmbët tuaj është më i thjeshtë nga sa mendoni.

Mjafton të konsumoni rregullisht lëng aloe apo të lyeni pjesën delikate të mishrave të dhëmbëve me xhelin e kësaj bime.

Mënyrën e sakte të përgatitjes së këtij lëngu e gjeni duke klikuar këtu.

Gjithashtu mund të përdorni edhe produkte të cilat e përmbajnë këtë bimë.

Shumë nga pastat e dhëmbëve që shiten në farmaci mund t’ju ofrojnë të njëjtat vlera të aloes.

Këto produkte është mirë t’i përdorni çdo ditë derisa të shikoni që dhëmbët tuaj janë më të shëndetshëm.

Jo të gjithë mund ta përdorin

Përtej vlerave që kjo bimë ka, jo të gjithë mund të përfitojnë prej saj.

Ekspertët theksojnë se personat me diabet të cilët marrin mjekime për sëmundjen nuk mund ta konsumojnë lëngun e aloes.

Kjo për shkak se kjo bimë e ul shumë nivelin e sheqerit në gjak e në bashkëpunim me medikamentet, mund të kthehet në një problem të vërtetë.

Gjithashtu për gratë shtatzëna apo lehonë është e këshillueshme të konsultoheni me mjekun tuaj para përdorimit.

Kjo për të parandaluar ndonjë alergji të mundëshme nga bima e aloe verës.

Nëse këtë bimë do ta përdorni për herë të parë, sigurohuni të bëni një test në lëkurë për të parë nëse jeni alergjik.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Korrupsioni me lokalin në paraburgimin 313, SPAK merr të pandehur ish-drejtorin Eduard Strugajn, Ervin Kurtullën dhe Florin Ahmetajn

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.89 të vitit 2020.

Sërish shifra të larta, 17 humbje jete dhe 705 raste të reja me COVID-19

Ne 24 oret e fundit jane regjistruar 705 raste të reja dhe 17 humbje jete.NJOFTIMI I MSH Ministria e...

Covid-19 në Gjykatën e Lezhës, pezullohet pjesërisht puna

Covid-19 ka prekur edhe punën e gjykatave. Së fundi gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka pezulluar pjesërisht punën pasi covid 19 ka...

Kosova regjistron 14 viktima dhe 555 të infektuar me koronavirus në 24 orë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të mërkurën 555 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 1,340 mostrave.

Lleshaj njofton hapjen e 6 zyrave të reja të aplikimit për dokumente biometrike jashtë Shqipërisë. Ja çfarë duhet të dini

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ishte sot për inspektim në zyrën e aplikimit për dokumente biometrike, në Njësinë Administrative nr. 6, Kombinat.